Meta pas takimit me Kurtin dhe Mustafën: Kosova i ka mundësitë të jetë shembull i mirëqeverisjes - Gazeta Express
string(95) "meta-pas-takimit-me-kurtin-dhe-mustafen-kosova-i-ka-mundesite-te-jete-shembull-i-mireqeverisjes"

Meta pas takimit me Kurtin dhe Mustafën: Kosova i ka mundësitë të jetë shembull i mirëqeverisjes

Gazeta Express

05/12/2019 9:07

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Meta i ka falënderuar Kurtin dhe Mustafën për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lexo Edhe:

Tutje, presidenti shqiptar tha se Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.

“Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, ka shkruar ai.