Meta paralajmëroi spastrime në parti, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari - Gazeta Express
string(96) "meta-paralajmeroi-spastrime-ne-parti-dorehiqet-nenkryetari-i-partise-se-lirise-endrit-braimllari"

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 23:11

Meta paralajmëroi spastrime në parti, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 23:11

Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, një ditë pasi Ilir Meta paralajmëroi spastrime në parti.

Përmes një letre drejtuar, Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Braimllari argumenton se dorëheqja e tij vjen për shkak të faktorëve të brendshëm dhe në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë.

Lexo Edhe:

“Jap dorëheqjen nga funksioni i Nën Kryetarit të Partisë së Lirisë. Falenderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite”, nis shkresën e tij Braimllari.
“Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, po ju drejtohem si institucioni i cili më ka zgjedhur në funksionin e nënkryetarit të Partisë së Lirisë. Me një pjesë prej jush jemi bashkë që prej 19 vitesh. Së bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja të ndryshme, kohë të vështira dhe të mira por ajo që na ka bërë bashkë ka qenë bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma e ekipit. Gjej rastin të falenderoj gjithësecilin prej jush, çdo themelues dhe bashkëudhëtar të aksionit tonë politik”, shkruan Braimllari.

“Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur netë të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperiencë fantastike, ku u rritëm brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikuam dhe qëndruam në ballë të çdo beteje”, vijon Braimllari.

“Teksa shkruaja këtë letër, me erdhi në mendje dita e parë kur nisa angazhimin në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Atë kohë isha një gjimnazist 16 vjeçar plot energji, pasion dhe ëndrra për të ardhmen. Sot, pas 19 vitesh jam baba i dy vajzave dhe tani arrij të kuptoj që e gjithë sakrifica jonë ka rënë mbi familjen dhe të gjithë ne i detyrohemi shumë asaj për mbështetjen e jashtëzakonshme. Puna në këto 19 vite më ka njohur me shumë anëtarë dhe simpatizantë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe tek secili prej tyre kam ndjerë një angazhim maksimal ku ndryshe nga forcat e tjera politike ajo që na motivonte ishte energjia pozitive e ekipit dhe forca jonë e përbashkët për ti bërë ballë çdo beteje”, shkruan Braimllari.

Ai sjell në vëmendje vitin 2008, duke e cilësuar si të paharruar, për shkak të betejës për mbrotjen e Kushtetës.

“Në memorien time, viti 2008 ka qenë dhe do të jetë i paharruar pasi beteja për mbrotjen e Kushtetës ishte e drejtë. Së bashku me mijëra të rinj, na u desh të protestonim për ditë të tëra dhe të shpërndanim derë më derë, kauzën tonë të drejtë. Viti 2017 për mua dhe për të gjithë ju, na përballi me një sfidë të vështirë, ku një pjesë zgjodhi pushtetin, ne vazhduam opozitën. U përballëm në një betejë të fortë ekzistenciale për vendin, parlamentarizmin dhe vetë opozitën”, shkruan Braimllari.

Më tej, Braimllari vijon duke rrëfyer historinë politike të LSI, dhe vitin 2021 kur u zgjodh drejtues politik për Qarkun e Korçës.
“Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, mora përgjegjësinë e drejtuesit politik për Qarkun Korçë. Rrethanat politike dhe jo politike e bën të pamundur marrjen e mandatit në këtë qark. Personalisht bëra maksimumin, dhashë të gjithë kontributin dhe eksperiencën time në një fushatë të papreçendent. Isha i pari në betej dhe në denoncimet e përditshme kundër abuzimi me pushtetin. Për mua ekipi është i pari. Sakrifica sublime e atyre që mbështetën LSI-në në qarkun e Korçës meritonte dhe do ta ketë gjithmonë mbështetjen time. Për mua dhe sot ajo fushatë vazhdon të ketë koston e saj, duke u endur dyerve të gjykatave mbi proçese gjyqi pa fund të nisura politikisht kundër meje nga kundërshtarët politik gjatë fushatës. Por unë ndihem krenar edhe sot që besova tek një ekip i ri, i cili nuk zhgënjeu dhe është premtues për të ardhmen”, vijon Braimllari.