Meta nxjerr videon: Shikoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur për implikimin në aferën e inceneratorëve - Gazeta Express
string(104) "meta-nxjerr-videon-shikoni-si-drejtoresha-e-azhbr-genjen-hapur-per-implikimin-ne-aferen-e-inceneratoreve"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 12:27

Meta nxjerr videon: Shikoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur për implikimin në aferën e inceneratorëve

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 12:27

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se drejtoresha e  AZHBR-së gënjen hapur lidhur me implikimin në aferën e inceneratorëve.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ku drejtoresha, Eranda Selmanaj ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Log.” në Abc, Meta shkruan se “AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve, ndaj është bujqësia në mjerim.”

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi i Shoqatës së Fermerëve Ervin Resuli i drejton pyetjen: “A ka përfituar inceneratori i Tiranës fonde nga AZHBR”, ndërkohë që ajo përgjigjet :”Jo.”

Por Resuli shton se “nga mediet dhe dokumentet rezulton se kjo nuk është e vërtetë pasi AZHBR ka përfituar.”

Postimi i Ilir Metës: Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve. Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve.

/Gazeta Express