Meta nxjerr mesazhin e diplomatit, si ndërhyn Rama për gjykatësit në Kushtetuese - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

25/05/2020 22:39

Meta nxjerr mesazhin e diplomatit, si ndërhyn Rama për gjykatësit në Kushtetuese

Shqiperi

Gazeta Express

25/05/2020 22:39

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë këtë mbrëmje në emisionin ‘Opinion’ mesazhet e një diplomati të huaj në Tiranë, ku diskutohej çështja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në mesazhe thuhet prej diplomatit se për BE-në dhe SHBA-të në gjykatën Kushtetuese do të shkojë Arta Vorpsi dhe se në listën tjetër që do të sjellë KED për anëtarët e rradhës për në Gjykatën Kushtetuse, do të kalojë emri i firmosur tashmë nga Presidenti, i Marsida Xhaferllarit.

Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve.” -tha Meta.

Më tutje në fund të komunikimit, diplomati i huaj thotë se Rama nuk do ta bllokojë emrin e Xhaferllarit, duke lënë të nënkuptuar se kryeministri ndërhyn dhe vendos kush do të shkojë në Gjykatën Kushtetuse.

Në mesazhet në fjalë flitet për dy anëtare të gjykatës kushtetuese, të cilat përplasën ashpër Presidentin e qeverinë Rama. Disa javë më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi solli listat për Presidentin e Parlamentin në përzgjedhjen e tyre të emrave për Kushtetuesen. Meta akuzoi Dvoranin se kishte kryer listat me qëllim përzgjedhjen e emrave të kërkuar nga qeveria. Meta firmosi emrin e Xhaferllarit për anëtare të Kushtetueses, teksa parlamenti kishte vendosur të çonte Arta Vorpsin si anëtare, me argumentin se Presidenti kishte tejkaluar afatet për dhënien e një emri. Në të kundërt, Meta deklaroi se listat ishin manipuluar prej KED-së dhe se Dvorani drejtohej politikisht prej qeverisë. Më tutje Meta e paditi Dvoranin dhe nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit për në gjykatën Kushtetuese.

Si kundërpërgjigje, qeveria socialiste votoi në parlament heqjen e detyrimit ligjor që anëtarët e gjykatës Kushtetuese të betohen para Presidentit. Në ligjin e ri, socialistët vendosën një mekanizëm zhbllokues, ku sanksionohej se nëse Presidenti nuk kryente betimin, pas një afat të caktuar, atëherë anëtari/rja konfirmohej pavarësisht mosbetimit para Kreut të Shtetit.