Meta: Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën tuaj dhe t’ju përzënë fëmijët nga Shqipëria - Gazeta Express
string(85) "meta-ndeshkoni-ata-qe-duan-te-blejne-voten-tuaj-dhe-tju-perzene-femijet-nga-shqiperia"

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2021 20:02

Meta: Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën tuaj dhe t’ju përzënë fëmijët nga Shqipëria

Shqiperi

Gazeta Express

15/04/2021 20:02

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur mesazhin e ipeshkve katolikë të Shqipërisë për zgjedhjet dhe shitblerjen e votave.

Në një mesazh për qytetarët, Meta e cilëson një mesazh të fuqishëm dhe frymëzues dhe i bën jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë. “Ndëshkoni ata, që duan të blejnë votën tuaj dhe t’ju përzënë fëmijët nga Shqipëria”, thekson Presidenti.

Lexo Edhe:

MESAZH I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES, ILIR META
NDËSHKONI ATA, QË DUAN TË BLEJNË VOTËN TUAJ DHE T’JU PËRZËNË FËMIJËT NGA SHQIPËRIA, ATDHEU YNË I BEKUAR! ??
E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.
I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj!
Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg! ??

Meta Fb