Meta kujton Gjergj Kastriot Skënderbeun: Shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë - Gazeta Express
string(86) "meta-kujton-gjergj-kastriot-skenderbeun-shqiptari-me-i-gjalle-nder-shqiptaret-e-gjalle"

Meta kujton Gjergj Kastriot Skënderbeun: Shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 11:13

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar sot Gjergj Kastriot Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar përmes një statusi në Facebook.

Meta shprehet se padyshim ai mbetet shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe.

Lexo Edhe:

STATUSI I PLOTË

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar.
Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!