Meta komenton kandidimin e Bozos dhe Çomos, mesazh partive, më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë - Gazeta Express
string(112) "meta-komenton-kandidimin-e-bozos-dhe-comos-mesazh-partive-me-pak-biznesmene-ne-kuvendin-e-ardhshem-te-shqiperise"

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2021 12:45

Meta komenton kandidimin e Bozos dhe Çomos, mesazh partive, më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2021 12:45

Kreu i shtetit, Ilir Meta, në një komunikim për mediat në Korçë, u shpreh se në Kuvendin e ardhshëm do të ketë njerëz me integritet, ndërsa apeloi që të ketë më pak biznesmenë.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët lidhur me largimin e disa figurave të PS dhe zëvendësimin e tyre me inxhinieren Luljeta Bozo apo shefen e Infektivit, Najada Çomo, Kreu i Shtetit u përgjigj se “Nuk kam asnjë koment për asnjë parti vetëm kam një lutje, ju lutem sa më shumë pedagoge e pedagogë, sa më shumë të rinj të arsimuar, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Jo se kam diçka me biznesmenët, por është e rëndësishme të kemi në Kuvend njerëz me integritet. Nuk dua të hyj në emra, s’më intereson asnjë parti. Sa më shumë figura të ndritura dhe me integritet, në mënyrë që gjithë shoqëria të përfaqësohet siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Janë zgjedhje shumë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme, sepse janë kryekushti për integrimin. Do ta kalojmë me hir a me pahir në kuptimin më të mirë të kësaj fjale”.

Ndër të tjera Presidenti uroi të gjithë mësuesit për festën e “7 Marsit”, duke thënë “Në këtë ditë të bekuar të kombit tonë të 7 marsit, në ditën e mësuesit, në ditën e mësonjëtores së parë, kemi pasur një diskutim që në 7 mars të gjithë shqiptarët e kthejnë vështrimin nga Korça, nga historia, nga sakrificat e bëra nga atdhetarë të jashtëzakonshëm, në kushte të vështirë, që jo vetëm mbrojtën e çuan përpara gjuhën shqipe, por edhe përmbyllën me sukses misionin e rilindjes kombëtare, zgjimi i shtetit shqiptar”.