Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën 11 nëntor për seancën - Gazeta Express
string(70) "meta-kerkon-lirine-apeli-i-gjkko-se-cakton-daten-11-nentor-per-seancen"

Shqiperi

Gazeta Express

06/11/2025 12:06

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën 11 nëntor për seancën

Shqiperi

Gazeta Express

06/11/2025 12:06

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar datën 11 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në të njëjtën datë pritet të mbahet edhe seanca paraprake për kryetarin e Partisë së Lirisë, i cili akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash.

Sjellim ndërmend se dosja “Meta” përfshin hetime për ish-presidentin Meta, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Të pandehurit akuzohen për vepra të ndryshme penale, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurive.

SPAK i ka përfunduar hetimet në fund të korrikut, ndërsa në gusht dosja u dërgua për gjykim. Vendimi i ardhshëm i gjykatës do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë apo do të kthehet për hetime të mëtejshme.