Meta i falënderon FSK-në e Policinë e Kosovës: Jemi krenarë me ju - Gazeta Express
string(60) "meta-falenderon-fskn-e-policine-e-kosoves-jemi-krenar-me-jul"

Meta i falënderon FSK-në e Policinë e Kosovës: Jemi krenarë me ju

Gazeta Express

04/12/2019 11:32

Një javë pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, i cili la 52 viktima e 900 të lënduar, presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së, Policisë e ekipe të tjera nga Kosova që ndihmuan Shqipërinë gjatë kësaj kohe, shkruan Express

Meta u ka ndarë dekoratë njësiteve të kërkim-shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës, ekipit të zjarrfikësve, ekipit të ekspertëve të Minierës së Trepçës.

Lexo Edhe:

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Meta u shpreh se FSK-ja e Policia e Kosovës kanë qenë heronjtë të shpëtimit në ditët kur Shqipëria kishte përjetuar tragjedi.

“Kosova duhet të jetë krenare për FSK-në dhe Policinë e saj. Çdokush do të ishte krenar për atë që keni bërë te ne. Me qëllimin e vetëm për të shpëtuar jetë njerëzish. Ju shpëtuar shumë jetë, ndihmuat shumë banorë. Na u gjetët pranë në kohërat më të vështira. Iu shprehim mirënjohjen më të thellë për këtë solidaritet shembullor. Me këtë ndihmë ju na dhatë forcë edhe ne të gjithëve. Unë shpreh mirënjohje për gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar presidentin shqiptar për ndarjen e këtyre dekoratave. /GazetaExpress/