Meta: Dyfishimi i pensioneve prioritet i programit tonë - Gazeta Express
string(54) "meta-dyfishimi-i-pensioneve-prioritet-i-programit-tone"

Shqiperi

Gazeta Express

02/11/2024 20:27

Meta: Dyfishimi i pensioneve prioritet i programit tonë

Shqiperi

Gazeta Express

02/11/2024 20:27

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në “arrest me burg”, ka kritikuar qeverinë për trajtimin e pensionistëve, duke theksuar se gjatë tre mandateve, nuk ka bërë asnjë rritje reale e pensioneve.

“Në tre mandate askush nuk e pengoi Edi Ramën të rriste realisht pensionet. Në 11 vite në pushtet ai i varfëroi gjithmonë edhe më shumë pensionistët, që sot janë kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë”- shkruan Meta..

Lexo Edhe:

“Qeveria do të duhej të rriste nivelin e pensioneve të paktën 9.4% apo të barabartë me nivelin e inflacionit për artikujt ushqimorë për të mos lejuar përkeqësimin e kostos së jetesës”- shkruan Meta.

Më tej Meta nënvizon se dyfishimi i pensioneve është një prioritet i Partisë së Lirisë.

“Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë, ndaj dhe dyfishimi i pensioneve është jo vetëm një nga 5 Prioritetet tona madhore, por një domosdoshmëri. Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë të mundur dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike. Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.”- shkruan Meta.