Meta do të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

06/11/2021 20:55

Meta do të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës

AutoTech

Gazeta Express

06/11/2021 20:55

Gjiganti i teknologjisë, Meta do të vazhdojë të përdorë teknologjinë e tij të njohjes së fytyrës. Sipas Metës, rregullat që vlejnë për Facebook nuk vlejnë domosdoshmërish për metaverse.

Vendimi i Facebook-ut për të mos përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës në rrjetin social nuk ndikon në përdorimin e kësaj teknologjie nga produktet dhe shërbimet e tjera të Meta.

Lexo Edhe:

Facebook, megjithatë, do të vazhdojë të fshijë të dhënat e rreth një miliard përdoruesve dhe do të mbyllë veçorinë e njohjes së fytyrës. Meta sqaron se i njëjti vendim nuk mund të zbatohet për çdo gjë që ndodh në metaverse. Kompania e arsyeton vendimin e saj duke theksuar elementet pozitive që mund të ketë përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës për shërbime të ndryshme metaverse.

Zëdhënësi Jason Grosse tha për Recode: “Ne besojmë se kjo teknologji ka potencialin për të mundësuar raste të përdorimit pozitiv në të ardhmen që ruajnë privatësinë, kontrollin dhe transparencën, dhe kjo është një qasje që do të vazhdojmë ta eksplorojmë ndërsa shqyrtojmë se si platformat dhe pajisjet tona kompjuterike të ardhshme mund t’u shërbejnë më së miri nevojave të njerëzve.”