Meta do të nxjerrë në treg aplikacionin që rivalizon Twitter-in - Gazeta Express
string(63) "meta-do-te-nxjerre-ne-treg-aplikacionin-qe-rivalizon-twitter-in"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2023 9:57

Meta do të nxjerrë në treg aplikacionin që rivalizon Twitter-in

Lajme

Gazeta Express

05/07/2023 9:57

Kompania Meta do të nxjerrë në treg një aplikacion të ri të quajtur Threads, i cili do të rivalizojë aplikacionin Twitter. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi u prit me kritika njoftimi i pronarit të Twitter-it, Elon Musk, se do të vendoste një tavan të përkohshëm për numrin e mesazheve që mund të lexojnë përdoruesit në këtë rrjet.

Aplikacioni Threads pritet të bëhet i disponueshëm për publikun të enjten dhe do t’u mundësojë përdoruesve që të transferojnë ndjekësit e tyre nga rrjeti tjetër Instagram, duke mbajtur emrin aktual të përdoruesit.

Lexo Edhe:

Ky aplikacion i ri përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë për Twitter-in, që është përballur me debate të shumta që kur zoti Musk bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë në vitin 2022.

Javën e kaluar, miliarderi që ka në pronësi edhe kompaninë Tesla, njoftoi një sërë kufizimesh të reja në aplikacion, duke vendosur një tavan për numrin e mesazheve që mund të shikojnë përdoruesit brenda një dite, duke shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit e platformës.

Megjithëse shërbimet e tjera të mesazheve të shkurtra, si Mastodon dhe Blue Sky, kanë përjetuar një rritje të numrit të përdoruesve që kur zoti Musk bleu rrjetin Twitter, asnjë prej tyre nuk ka përbërë sfidë për Twitter-in.

Megjithatë, rrjeti Instagram ka tashmë qindra milionë përdorues të regjistruar dhe ka një historik në futjen e opsioneve të reja që kanë patur sukses për firmat e tjera të mediave sociale.

Në vitin 2016, Instagram-i shtoi opsionin e quajtur “stories”, me postime që zhdukeshin automatikisht pas një periudhe të caktuar, duke reaguar kështu ndaj popullaritetit të shtuar të rrjetit Snapchat.

Më rishtazi, opsioni i videove të shkurtra “reels” është përpjekur të rivalizojë rritjen e rrjetit TikTok.

Në bankën e aplikacioneve të kompanisë Apple është shfaqur tashmë logoja e rrjetit të ri Threads që pritet të aktivizohet më 6 korrik 2023
Në bankën e aplikacioneve të kompanisë Apple është shfaqur tashmë logoja e rrjetit të ri Threads që pritet të aktivizohet më 6 korrik 2023

Aplikacioni i ri Threads pritet ta rivalizojë vërtet rrjetin Twitter, të drejtuar nga zoti Musk.

“Threads do të jetë një kërcënim shumë i madh për Twitter-in, pasi vjen nga familja e aplikacioneve të kompanive Meta dhe Instagram”, tha Drew Benvie, drejtor i firmës së konsulencës për mediat sociale Battenhall.

“Instagrami ka 2 miliardë përdorues, krahasuar me 250 milionë përdoruesit e Twitter-it; pra, është që tani rreth dhjetë herë më i madh. Sikur vetëm një nga dhjetë përdoruesit e Instagram-it të fillojnë të provojnë Threads-in, do t’ia kalojnë Twitter-it sa hap e mbyll sytë”.

Pasi bleu kompaninë vitin e kaluar, zoti Musk shkarkoi rreth 80% të stafit dhe riktheu një numër llogarish të bllokuara, si ato të ish-Presidentit Donald Trump dhe të faqes satirike konservatore të lajmeve Babylon Bee.

Qindra reklamues, të shqetësuar nga një rritje e perceptuar të përmbajtjes së dëmshme në këtë platformë, pezulluan pagesat për Twitter-in dhe dokumentat e brendshme të para nga agjencia e lajmeve Reuters treguan se janë distancuar përdoruesit më aktivë të kësaj platforme.

Kompania Meta nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, ndërkohë që iu kërkua të komentojë edhe kompanisë Twitter./VOA