Meta: Basha më preu në besë! Zgjedhjet e 14 majit i fiton opozita - Gazeta Express
string(63) "meta-basha-me-preu-ne-bese-zgjedhjet-e-14-majit-i-fiton-opozita"

Meta: Basha më preu në besë! Zgjedhjet e 14 majit i fiton opozita

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2023 22:32

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur sot në lidhje me një rikthim të mundshëm të ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha në politikë, pasi është përfolur pas ngjarjeve të fundit me regjistrimin e PD në KQZ.

Në fjalën e tij, Meta tha se nuk ka asgjë për të thënë për një njeri i cili e ka opozitën me zero këshilltarë

Lexo Edhe:

Meta shtoi se Basha e preu në besë, pavarësisht se kërkesa e tij për shtyrjen e dekretit për zgjedhjet vendore të 4 viteve më parë, u realizua.

“Një njeri që e la opozitën me zero këshilltarë. Ç’të them unë për të? Njeri që u shtri në këmbët e mia për të shtyrë dekretin për zgjedhjet vendore para 4 vitesh. Pastaj caktoi datën e zgjedhjeve sepse 13 tetorin e caktoi ai e jo unë dhe nuk e regjistroi PD. Caktoi vetë datën, hyra në një debat me Ramën e socialistët, për interesin e Shqipërisë, dhe ai sërish më preu në besë”, tha Meta në “Open”.

Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit, Meta u shpreh se fitorja do të jetë e opozitës, duke shtuar se qyteti i Shkodrës ka dhënë një mesazh të qartë dhe se do t’i prijë ndryshimit.

Ky tani do të vërë të fortë, se nuk i mund dot të PD. Kur e kishte vendosur t’i bënte zgjedhjet pa opozitën, kishte në dorë të zgjidhte figurat me intelektuale, por edhe në këtë rast 1/3 e kryetarëve që vuri, i kishte me probleme ose i ka nëpër burgje. 5 kryetarë ka ndryshuar bashkia e Vorës në 4 vite. Është bashkia që ka më shumë sipërmarrje, njësi shërbimi…Ky e falimentoi, edhe ku ishte vetëm, 1/3 e bashkive ua dha të fortëve  dhe nuk i vendosi në shërbim të qytetarëve. Shkodra tregoi që nuk del në shitje. Austro Hungaria ka vënë veton për Shkodrën. Pa Shkodër ka thënë nuk ka Shqipëri funksionale. Është në dorë të shkodranëve. Do ta shikoni, realiteti ka ndryshuar në të gjithë Shqipërinë. Shkodra i prin ndryshimit”, tha Meta.

/Gazeta Express