Meta ankimon në Apel vendimin e GJKKO-së, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë - Gazeta Express
string(78) "meta-ankimon-ne-apel-vendimin-e-gjkko-se-kerkon-ndryshimin-e-mases-se-sigurise"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 11:00

Meta ankimon në Apel vendimin e GJKKO-së, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 11:00

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin e Shkallës së Parë që e la në burg me argumentin se mund të ndikojë në hetime. Trupa gjykuese arsyetoi se, pas marrjes së tij si i pandehur, ekziston rreziku i prishjes së provave dhe intimidimit të dëshmitarëve.

Në rekursin e paraqitur, mbrojtja e Metës kundërshton vendimin, duke e cilësuar si të pabazuar. Sipas tyre, mbyllja e hetimeve e bën të pamundur “helmimin e provave”, ndërsa dëshmitarët kanë dhënë tashmë deklarimet e tyre.

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen ku Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Dosja pritet të kalojë për gjykim.