string(57) "meta-11-maji-do-te-shenoje-nje-moment-historik-madheshtor"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 10:49

Meta: 11 Maji do të shënojë një moment historik madhështor

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2025 10:49

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thekson mbështetjen që ka marrë opozita për zgjedhjet e 11 Majit.

Ai garanton se do të përmbushë me përkushtim misionin për ndryshim dhe zhvillim, duke e cilësuar datën 11 maj si një moment historik për transformimin e vendit.

Mbështetja e një miku, bashkëluftëtari dhe intelektuali si Dr.Gentian Çala, ka vlerë të shumëfishtë dhe më mbush me kënaqësi.

Thirrja e tij, për të më votuar mua, banorëve të komunitetit të Qarkut të Korçës, pogradecarëve, korçarëve, devollinjve, kolonjarëve, që banojnë në Tiranë, është pa as më të voglin diskutim një përgjegjësi e lartë, të cilën do ta përmbush maksimalisht.

Lidhja ime me këto komunitete ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme në të gjitha detyrat e larta shtetërore që kam pasur.

Kam bërë gjithçka që ky Qark, me kaq shumë vlera historike, kulturore e patriotike të mbështetet me projekte që e transformojnë atë pozitivisht.

11 Maji do të shënojë një moment historik madhështor, transformimi i ndryshimit për të cilin do të investohem personalisht me të gjithë fuqitë e mija” shkruan ai.