Pas katër vjetësh lehtësimesh për shkak të mungesës së mësuesve, shkollat publike të Cyrihut rikthehen në standardet e plota të kualifikimit.
Për katër vitet e fundit, shkollat publike të Cyrih lejuan individë që po përgatiteshin për t’u bërë mësues, por që ende nuk kishin marrë diplomën, të japin mësim përkohësisht. Kjo masë ishte e nevojshme për të përballuar mungesën e mësuesve në qytet, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, nga viti i ri shkollor që fillon në gusht, kjo praktikë nuk do të lejohet më. Arsyeja kryesore është se numri i vendeve të lira për mësues është zvogëluar me 35 për qind, duke bërë që më shumë mësues të diplomuar të jenë tashmë të disponueshëm për punë në shkolla.
Kjo do të thotë se vetëm mësuesit me diplomë të plotë do të mund të punojnë në institucionet arsimore publike të Cyrihut, duke siguruar standarde më të larta të kualifikimit dhe mësimdhënies./Albinfo.ch