Mësuesi mohon të ketë kërcënuar Lladrovcin, flet prapa kamerave - Gazeta Express
string(62) "mesuesi-mohon-te-kete-kercenuar-lladrovcin-flet-prapa-kamerave"

Mësuesi mohon të ketë kërcënuar Lladrovcin, flet prapa kamerave

Gazeta Express

24/01/2020 20:19

Gjashtë muaj burg me kusht për personin që kanosi Ramiz Lladrovcin.

Në këtë shkollë në fshatin Gradicë të Drenasit, kishte punuar për disa vite si mësues.

Lexo Edhe:

Por në dhjetor të vitit të kaluar, Remzi Gërgurit, iu kishte ndërprerë kontrata.

Një vendim i drejtorisë së Arsimit ishte i papranueshëm për mësimdhënësin por kryetari i Komunës, Ramiz LLadrovci ikishte premtuar se do ta sistemonte diku.

Por kur durimi nga pritja mori fund, Gërguri që kishte luftuar bashkë me Fehmi Lladrofcin, i dërgoi një mesazh Ramiz Lladrofcit, duke e kërcënar atë.

Pas denoncimit, policia arrestoi mësuesin.

Pak orë pas lirimit, Televizioni T7, ka takuar mësimdhënësin.

Ai nuk ka dashur të flas para kamere, megjithatë ka mohuar se e ka kërcënuar LLadrovcin.

Fjalë të mira për ish luftëtarin e UCK-së kanë qytetarët të cilët thonë se arsimtari nuk ka qenë asnjëherë person problematik.

E kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrofci nuk ka dashur të flasë kur është pyetur nga T7 lidhur me rastin në fjalë.

Kritika për konkurset në komunën e Drenasit kanë edhe opozita pasi sipas tyre po favorizohen militantet partiak.

E Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, të premten e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, të akuzuarin Remzi Gërguri, pasi ai e ka pranuar fajësinë se e kishte kanosur kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Por sipas gjykatës dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale.