Messi zgjedh rekordin më të veçantë të tij - Gazeta Express
string(42) "messi-zgjedh-rekordin-me-te-vecante-te-tij"

Messi zgjedh rekordin më të veçantë të tij

Gazeta Express

15/01/2020 9:30

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e konsideron rekordin e tij si golashënuesi më i mirë në histori të La Liga të veçantë dhe ndër më të mirët në karrierë.

32-vjeçari i ka shënuar gjithsej 432 gola në 466 paraqitjet e tij në ligën elitare të futbollit në Spanjë, duke e thyer rekordin për golashënuesin më të mirë në histori të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rivali që është më së afërti rekordit të Messit është Cristiano Ronaldo, i cili i kishte shënuar 311 gola në La Liga gjatë nëntë vjetëve të tij me Real Madridin.

Për më tepër, Messi ka qenë golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në La Liga plot gjatë herë – baras me legjendën e Athletic Bilbaos, Telmo Zarra.

Përderisa lista e rekordeve të Messit është e gjatë, ai e veçon një si më të rëndësishëm për të.

“Mendoj se rekordi për gola të shënuara në La Liga është shumë i rëndësishëm dhe shumë i vlefshëm”, ka thënë Messi.

“Ka pasur shumë lojtarë spektakolarë në këtë garë, më të mirët në botë, dhe të jesh golashënuesi më i mirë në histori të këtij kampionati, duke e marrë parasysh nivelin e ligës spanjolle, kjo është e veçantë”.

“Mendoj se është ndër rekordet më të mira që i kam. Kam qenë duke luajtur në La Liga që shumë kohë. Nuk e di nëse sulmuesit e tjerë kanë zgjatur kaq sa unë, por kjo më ka ndihmuar të shënojë shumë gola dhe për mua është nder të jem në histori të La Ligës”.

Messi e ka vazhduar rekordin e tij të mirë për gola të shënuara në La Liga me 13 golat e tij në 14 ndeshje të zhvilluara gjithsej. Prapa vetes ai i ka Karim Benzemën me 12 gola dhe Luis Suarezin me 11. /Gazeta Express/