Messi: U ndjeva i lënduar kur Ronaldo e fitoi Topin e Artë për herë të pestë - Gazeta Express
string(75) "messi-u-ndjeva-i-lenduar-kur-ronaldo-e-fitoi-topin-e-arte-per-here-te-peste"

Gazeta Express

03/12/2019 12:02

Messi: U ndjeva i lënduar kur Ronaldo e fitoi Topin e Artë për herë të pestë

Gazeta Express

03/12/2019 12:02

Lionel Messi e ka pranuar se ai ishte ndierë i lënduar kur Cristiano Ronaldo e barazoi atë me pesë Topa të Artë, pasi që argjentinasi i Barcelonës pretendoi se e kupton e rivalit të tij, i cili vendosi të mos shkojë në ceremoninë e ndarjes së çmimit të hënën.

Topi i Artë prestigjioz është kthyer në duart e argjentinasit Lionel Messi, i cili theu rekord duke e fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë pas Virgil Van Dijkun e Liverpoolit dhe Cristiano Ronaldon e Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi kishte rënë në pozitën e pestë në votimet e para 12 muajve, përderisa katër vjet kishin kaluar që kur ai ishte vlerësuar për herë të fundit paraprakisht si lojtari më i mirë në planet.

Gjatë kësaj periudhe, Ronaldo i shtoi dy Topa të Artë në koleksionin e tij, duke i fituar katër brenda pesë vjetëve dhe duke u barazuar me rivalin e tij të madh.

“Në njërën anë, unë e shijoja kur i kisha pesë dhe isha i vetmi. Kur Cristiano më barazoi, e pranoj se më lëndoi pak. Unë nuk isha më në krye. Por, kishte kuptim, edhe pse ishte mirë kur isha i vetmi me pesë”, ka thënë Messi.

“A kam qenë i frustruar gjatë viteve të fundit? Le të themi se unë e kuptoj pse nuk fitova. Si skuadër, ne nuk e kishim arritur qëllimin tonë, që ishte për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, që të jep më shumë mundësi ta fitosh Topin e Artë”.

“Kur Cristiano Ronaldo e fitoi, ndodhi pasi që ai kishte arritur gjëra të mrekullueshme duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe duke qenë vendimtar. Ishte e merituar, nuk kisha çfarë të bëja”.

“A ndieja se ishte e padrejtë? Të takon ty të më thuash nëse Topi i Artë i ndahet lojtarit më të mirë apo lojtarit që e shijon sezonin më të mirë. Besoj që varet edhe nga shija individuale. Disa e preferojnë Cristianon, disa mua ose Neymarin apo Kylian Mbappen. Njerëzit e kanë të drejtën ta zgjedhin atë që e duan”.

“A e kuptoj frustrimin e Ronaldos? Kjo është diçka që e përjetojmë, ndiejmë dhe e shprehim në mënyrën tonë të së qenët. Edhe një herë, titujt kolektiv janë më të rëndësishmit, edhe nëse shpërblehesh me ato individuale”. /Gazeta Express/