Messi thyen rekord në La Liga për gola dhe asiste - Gazeta Express
string(49) "messi-thyen-rekord-ne-la-liga-per-gola-dhe-asiste"

Messi thyen rekord në La Liga për gola dhe asiste

Gazeta Express

11/07/2020 22:35

Lionel Messi u bë lojtari i parë në histori të La Ligës që ka kontribuar me nga të paktën 20 gola dhe 20 asiste në një sezon të vetëm, përmes asistimit të golit të Arturo Vidalit në ndeshjen të Barcelonës kundër Real Valladolidit.

Superylli argjentinas veçse kishte thyer rekordin e tij personal me 19 asistet në La Ligës këtë sezon, mirëpo pasimi i tij për Vidalin bëri që ai të shkruhet edhe një herë në librat e historisë në ligën spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai është lojtari i parë që arrin t’i bëjë 20 asiste në La Ligë që nga bashkëlojtari i tij, Xavi, në sezonin 2008/09, ndërsa asnjë lojtar më parë s’kishte arritur t’i shoqëronte 20 asiste edhe me 20 apo më shumë gola në ligën spanjolle deri tani.

33-vjeçari është vetëm lojtari i dytë që e ka arritur këtë rekord në top pesë ligat e Evropës këtë shekull, pas Thierry Henryt, i cili i kishte shënuar 24 gola dhe i kishte bërë 20 asiste për Arsenalin gjatë sezonit 2002/03.

Messi për momentin i ka 22 gola të shënuara në La Liga, katër më shumë se Karim Benzema i Real Madridit, i cili është konkurrenti i tij më i afërt në garën për Këpucën e Artë të Evropës. /Gazeta Express/