Argjentina shënoi fitore 3:0 në “Bunos Aires” ndaj Venezuelës në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Lionel Messi shkëlqeu me dy gola në ndeshjen që mund të jetë e fundit e tij në Argjentinë, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht, tetë herë fituesi i Topit të Artë shënoi në minutën e 39-të pas asistit nga Alvarez.
Lautaro Martinez dyfishoi epërsinë e Argjentinës në minutën e 76-të, para se Messi të shënonte për 3:0 katër minuta më vonë.
Argjentina veçse e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.