Lionel Messi ka qenë përsëri protagonist tek Inter Miami.
Ylli argjentinas i ka shënuar dy gola të vonshëm në fitoren 3:1 ndaj Orlando Cityt në derbin e Floridas.
Me këtë rast, Inter Miami e siguroi një vend në finalen e Kupës së Ligës, ku do të përballet me Seattle Sounders më 31 gusht, shkruan “Gazeta Express”.
Messi buries the PK. Orlando are down to 10 men. We're level in the @LeaguesCup semis. 🍿 pic.twitter.com/635fCqqu31
— Major League Soccer (@MLS) August 28, 2025
Fitorja po ashtu ia siguron këtij ekipi kualifikimin në Kupën e Kampionëve të CONCACAF në vitin 2026.
Inter Miami e bëri një rikthim të pabesueshëm mbrëmë në “Chase Stadium”, pasi e mbylli pjesën e parë në disavantazh.
MESSI MIGHT'VE JUST WON IT. WOWOWOWOW. pic.twitter.com/r3ZUYugpz5
— Major League Soccer (@MLS) August 28, 2025
Më pas, për rikthimin sensacional u përkujdes tetë herë fituesi i Topit të Artë me dy gola të shënuar në 15 minutat e fundit të lojës.
Kampioni i botës po kthehej nga lëndimi dhe ishte edhe një herë lojtari vendimtar i ekipit nga Florida.
MESSI MIGHT'VE JUST WON IT. WOWOWOWOW. pic.twitter.com/r3ZUYugpz5
— Major League Soccer (@MLS) August 28, 2025
Natyrisht, Inter Miamit gjërat ia lehtësoi edhe ndëshkimi me karton të kuq i David Brekalos së Orlandos.
Messi me shokë tash synojnë ta fitojnë këtë trofe në finalen e së dielës kundër Seattle Sounders. /Gazeta Express