Messi rikthehet në Barcelonë... por vetëm për një ndalesë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 15:20

Messi rikthehet në Barcelonë… por vetëm për një ndalesë

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 15:20

Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë mesnatën e mërkurës, por superylli argjentinas do të jetë në qytet vetëm për një kohë të shkurtër, para se t’i vazhdojë pushimet verore.

Messi, i cili e fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën këtë muaj, u rikthye në Katalonjë pasi e kaloi një kohë të pushimeve në Miami dhe në Republikën Dominikane, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por ai pritet t’i vazhdojë pushimet edhe për disa ditë të tjera, sipas gazetës spanjolle Marca.

Messi është duke e shijuar pushimin e verës si asnjëherë më parë, pasi më në fund ia doli ta fitojë një trofe të madh me kombëtaren, duke i ndihmuar Argjentinës ta mposhtë në finale rivalin e përbetuar, Brazilin, në tokën e saj.

Nuk dihet saktë se kur 34-vjeçari do të rikthehet në stërvitje me Barcelonën, sepse, teknikisht, ai nuk është lojtar i Barcelonës.

Në fillim të këtij muaji, Barcelona dhe Messi arritën marrëveshje pesëvjeçare, pas bisedimeve të gjata disa mujore.

Por gjiganti katalonas nuk mund ta regjistrojë argjentinasin si lojtar të vetin ende, për shkak të ligjit për kufizimin e pagave në La Liga, i cili e detyron Barçën t’ua ulë pagat dukshëm futbollistëve.

Edhe vetë Messi ka pranuar ulje page prej 50 për qind për të vazhduar me klubin në të cilin e kaloi tërë karrierën. /Gazeta Express/