Messi pritet të mungojë për ndeshjen e radhës së Inter Miami shkaku i lëndimit - Gazeta Express
string(78) "messi-pritet-te-mungoje-per-ndeshjen-e-radhes-se-inter-miami-shkaku-i-lendimit"

Futboll

Gazeta Express

22/09/2023 18:39

Messi pritet të mungojë për ndeshjen e radhës së Inter Miami shkaku i lëndimit

Futboll

Gazeta Express

22/09/2023 18:39

Lionel Messi pritet që të mos paraqitet në ndeshjen e radhës së MLS të dielën para finales së Open Cup që do të zhvillohet të mërkurën

Sulmuesi ka pësuar një ndrydhje në këmbë gjatë ndeshjeve kualifikuese me Argjentinën për Botëror. Megjithatë, pasi ai mungoi në humbjen e skuadrës së tij nga Atalanta me rezultat 5-2 gjatë së shtunës së kaluar, ai është kthyer për të luajtur të mërkurën kundër Torontos por luajti vetëm 37 minuta para se të largohet nga fusha.

Lexo Edhe:

Ish bashkëlojtari i tij të Barcelona, Jordi Alba po ashtu ëshët zëvendësuar herët me dy lojtarët që janë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor para derbit me fqinjët e tyre, Orlando City.

Të dy futbollistët kanë munguar në sesionin stërvitor të së premtes derisa është raportuar që menaxheri, Tata Martino, ka riktheksuar që argjentinasi nuk do të jetë gati të paraqitet në ndeshjen e së dielës.

Messi raportohet që ka një ndrydhje dhe një ”vragë” një lëndim që Martino i referohet ashtu siç ia kanë interpretuar atij mjekët e klubit.

“Është lëndim i bezdisshëm. Nuk e di nëse dhemb. Nuk di si t’ua shpjegoj këtë si shprehje mjekësore, por sigurisht Messin po e shqetëson, përfshirë edhe mentalisht pasi që ai nuk është në gjendje të luaj lirshëm”, tha Tata.

Messi ka shënuar 11 gola në 12 paraqitje për Miamin derisa bëri që skuadra e tij fitoi kupën e Ligës këtë verë dhe bëri që skuadra e tij ta sigurojë një vend në finalen e Open Cup. Por, mbetet të shihet nëse ai do të jetë gati për të luajtur që ta fitojë edhe një trofe gjatë ndeshjes kundër Houstonit të mërkurën.

Martino më herët ka insistur që dyshja nuk do të paraqiten në finale nëse nuk do të jenë gati. Kështu që, ditët e ardhshme do të jenë kruciale për të përcaktuar se a do të jenë gati ata më 27 shtator. /GazetaExpress/