Ansu Fati, është emri më i përfolur në Spanjë dhe në gjithë botë.
Talenti 17-vjeçar po i mahnitë të gjithë me paraqitjet e tij dhe që tani, shihet si pasardhësi i Lionel Messit.
Fati shkëlqeu me dy gola në ndeshjen e parë në la Liga, ku Barca fitoi 4-0 kundër Villarrealit.
Ai tregoi se edhe pse i ri në moshë, është gati për gjëra të mëdha këtë edicion dhe kur një lojtar si Messi ka në krah, çdo gjë është e lehtë për të, ashtu siç ishte e lehtë për Leon kur kishte në krah Ronaldinhon dhe e ndihmoi në ditët e para të argjentinasit në Barcelonë.
Në fakt, Messi tashmë ka nisur ta përgatisë 17-vjeçarin për të ardhmen.
“Të luash me Messin është ëndërr të cilën e kam pasur si fëmijë dhe tani po e jetoj”, tha Fati pas ndeshjes me Villarrealin.
“Ai më jep mua shumë këshilla; më ndihmon shumë në fushë dhe në stërvitje, por edhe jashtë saj dhe kjo më bën shumë të lumtur”, shtoi Fati. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...