“Messi nuk është Jezus Krishti” - Gazeta Express
string(29) "messi-nuk-eshte-jezus-krishti"

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 23:59

“Messi nuk është Jezus Krishti”

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 23:59

Ish sulmuesi i njohur i Argjentinës, Gabriel Batistuta, beson së Albiceleste dhe kapiteni i tyre ikonik të marrin një vend të mirë në Botërorin e 2022-ës

Lionel Messi mbetet ylli më karizmatik për Argjentinën por Gabriel Batistuta është i lumtur të shohë që përgjegjësia të shpërndahet në skuadër për Botërorin e 2022 pasi që kombi i tij e dinë që kapiteni i tyre i çmuar nuk është “Jesus Krishti”.

Lexo Edhe:

Forma e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, sidomos vitin e fundit, tregon se ai është asgjë tjetër pos si një njeri si gjithë të tjerë, por edhe më të mirët kërkojnë ndihmë herë pas here.

Messi është njëri prej yjeve të skuadrës i rrethuar me shumë të tjerë në kampin e Albiceleste, me mendimin e Batistuta se ai duhet të lirohet nga presioni i numrit 10 dhe skuadra të këtë ambicie dhe ta fitojë Kupën e Botës që mbahet këtë vit në Katar gjatë muajve të dimrit.

A e mban peshën e Kombëtares së Argjentinës Messi?

“Për një kohë të gjatë ne ia lamë atij tërë barrën: së pari ne duhet ta kritikojmë veten pasi që menduam se kemi ne skuadër një Jesus Krisht dhe ai është Messi, po, një lojtar i madh, por ai nuk është Jesus Krishti, dhe pastaj e kritikuam atë gjithashtu. Ne bëmë shumë dëme gjatë kësaj kohe”, tha sulmuesi legjendar për La Nacion për pritjet e tij të sivjetme nga Kombëtarja.

“Tani kjo gjë ka ndryshuar për shkak se ai ndihet më i lirë me shokët e skuadrës. Natyrisht, nëse unë do ta kisha topin do ja pasoja atij, do ja jepja atij. Nëse do të kisha dy shokë skuadre, do ja pasoja Messi nëse do të mundesha. Nëse është një muri dhe ai është pas tij, do të duhej t’ia pasoja dikuj tjetër. Pra, kjo është një gjë që edhe fëmijët e kuptojnë. Ata të gjithë luajnë mirë. Nëse nuk ia pasojnë Messi, duhet t’ia pasojnë dikujt tjetër”.

“As Messi nuk është budalla. A e dini se si është ndjesia kur të gjithë presin nga tij të bësh gjithçka? Pse mos ta bëjmë të gjithë bashkë? Tingëllon ndryshe. Sepse është ndryshe”.

“Shkoni dhe pyeteni Messi nëse ai preferon të luajë në Barcelonën e Pep Guardiolas, ku ai ka shkëmbyer gjithçka me lojtarë të mëdhenj, apo të luajë vetëm dhe t’i shënojë të gjithë golat. Kjo është arsyeja pse ai duhet të jetë i lumtur në këtë Kombëtare duke parë personalitetet e tërë lojtarëve. Unë i dua ata”.

A pritet më shumë nga Messi?

35 vjeçari nuk ia dolli që të jetë në listën e ngushtë të Topit të Artë për herë të parë që nga viti 2005, me një sezon të qetë sipas standardëve të tij në Paris Saint-Germain duke bërë që të tjerët të jenë në garë për çmimin prestigjioz.

Ai ka, megjithatë, një paraqitje tepër të mirë për vendin e tij duke thyer tashmë rekordin e Batistutas me Argjentinën pasi që ka shënuar 86 gola gjatë 162 paraqitjeve, kështu që pritjet janë së mund të pritet edhe më shumë nga Messi, pasi që ai pritet që të rrisë nivelin e paraqitjeve të tij individuale edhe më lartë.

“Ai do të bëhet edhe më shumë! Ai është një marsian”, shtoi Batistuta.

“Nuk kam luajtur deri në moshën 40 vjeçare për shkak të dhimbjes së kyçeve të këmbës, por e kuptoj mentalitetin e tij. Ai ka treguar se mund të vazhdojë, kështu që pse të ndalet. Ne të gjithë luajmë për shkak se kemi një qellim, dhe qëllimi këtu është se ai dëshiron të jetë më i miri në botë… përgjithmonë. Kjo e vënë në lëvizje atë. Ai do të luajë derisa të mundet, e imagjinoj këtë”.

“Nuk e shoh atë duke u larguar. Po, vije një kohë kur fizikisht nuk mund të vazhdoni më, por nëse kjo ka të bëhet me mentalitet, atëherë ai dhe Cristiano Ronaldo do vazhdojnë edhe pse ata janë të ndryshëm”.

“Aftësitë e Messit nuk mund të krahasohen me askënd. Cristiano i kaloi të gjithë të tjerët për shkak të mentalitetit të tij, për shkak se ai punon dhe punon. Shumë futbollistë mund të luajnë si Cristiano, por ai ka egon e tij, ne të gjithë e kemi një ego, edhe ju keni ego, unë kam time, një njeri që nuk ka ego është asgjë”.

“Diego Maradona kishte një ego dhe Pele po ashtu. Ata ishin futbollistë që i kishin të gjitha bashkë: gjendjen fizike, aftësitë, karakterin, ambicien, egon dhe qëndruan pranë saj. Ka shumë futbollistë të cilët trajnohen njëjtë apo më shumë, por ata nuk shtyhen nga i njëjti motiv”.

“Messi do të luajë mirë në këtë Botëror dhe jo pse ai mund të jetë i fundit, por për shkak se ai është i sigurt se dëshiron ta fitojë atë jo më skuadrat që i kishte më parë, por për shkak se ka një skuadër më të mirë këtë herë”. /GazetaExpress/