Messi në qiellin e 7-të - Gazeta Express
string(23) "messi-ne-qiellin-e-7-te"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 21:53

Messi në qiellin e 7-të

Futboll

Gazeta Express

29/11/2021 21:53

2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021 janë vitet që Lionel Messi ka fituar topin e artë.

Sot, në ceremoninë e zhvilluar në Paris, Messi fitoi për herë të shtatë Topin e Artë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi e frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Amerikës 2021 në verë, ku kontribuoi me katër gola dhe pesë asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut.

Ai u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin e kaluar.

Robert Lewandowski mbeti i dyti, kurse Jorginho i treti.

Në renditje, tani Messi prin me shtatë Topa të Artë kundrejt pesë të Cristiano Ronaldos. /Gazeta Express/