Messi nderohet sonte në Shtëpinë e Bardhë nga Joe Biden - Gazeta Express
string(55) "messi-nderohet-sonte-ne-shtepine-e-bardhe-nga-joe-biden"

Futboll

Gazeta Express

04/01/2025 17:53

Messi nderohet sonte në Shtëpinë e Bardhë nga Joe Biden

Futboll

Gazeta Express

04/01/2025 17:53

Ylli i futbollit, Lionel Messi do të nderohet sonte në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Presidenti Joe Biden do t’i dhurojë atij Medaljen Presidenciale të Lirisë, e cila u jepet atyre që kanë bërë kontribute të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike apo private.

Messi është zgjedhur për karrierën e tij të jashtëzakonshme sportive, përkushtimin e tij filantropik përmes Fondacionit të tij dhe rolin e tij si Ambasador i Vullnetit të Mirë të UNICEF-it.

Kjo medalje konsiderohet si nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement