Messi mungon ndaj Montpellier, në dyshim edhe për Man Cityn - Gazeta Express
string(58) "messi-mungon-ndaj-montpellier-ne-dyshim-edhe-per-man-cityn"

Messi mungon ndaj Montpellier, në dyshim edhe për Man Cityn

Futboll

Gazeta Express

24/09/2021 16:39

Aventura e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Argjentinasi nuk arriti të lërë gjurmë në tri ndeshjet e luajtura, teksa së fundmi edhe pësoi një lëndim, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në ndeshjen kampionale ndaj Lyonit, Messi u zëvendësua rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Ai mungoi ndaj Metz, kurse sot PSG konfirmoi se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Montpellier.

Kurse është në dyshim të madh edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt që zhvillohet të martën. /Gazeta Express/