Messi mund të rikthehet në Newell's - Gazeta Express
string(34) "messi-mund-te-rikthehet-ne-newells"

Gazeta Express

02/07/2020 15:40

Messi mund të rikthehet në Newell’s

Gazeta Express

02/07/2020 15:40

Zëvendës-presidenti i klubit argjentinas, Cristian D’Amico ia ka hapur dyert e rikthimit yllit të Barcelonës

Lionel Messi mund të rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Newell’s Old Boys, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës-presidenti i klubit argjentinas, Cristian D’Amico.

Megjithatë, ai ka shtuar do të jetë vetë ylli argjentinas ai që do ta thotë fjalën e fundit rreth këtij transferimi të mundshëm.

Messi kishte luajtur në ekipin e të rinjve të Newell’s para se të transferohej në Kataluni kur ishte 13 vjeç.

Me kalimin e viteve, ai u bë njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Dhe, 33 vjeçari nuk e ka harruar kurrë klubin e tij të fëmijërisë.

As ai vetë nuk e ka përjashtuar mundësinë që karrierën ta mbyll në klubin Newell’s Old Boys. /Gazeta Express/