Messi me statujë në Madrid, Federata e Spanjës bën planin - Gazeta Express
string(56) "messi-me-statuje-ne-madrid-federata-e-spanjes-ben-planin"

Messi me statujë në Madrid, Federata e Spanjës bën planin

Gazeta Express

06/12/2019 9:13

Federata e Futbollit e Spanjës ka vendosur t’ia ngre Lionel Messit një statujë te zyrat e veta në qytetin e Madridit, ku statuja e Messit do t’i bashkohej atyre të Diego Maradonas, Alfredo De Stefanos dhe Peles.

Sipas Mundo Deportivos, statuja e argjentinasit do të jetë e përbërë nga hekur i farkëtuar dhe do të vendoset në korridorin Aragones te zyrat e Federatës së Futbollit të Spanjës, ku gjenden statujat e edhe disa legjendave të tjera, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, e njëjta e përditshme spanjolle shton se Federata ende s’ka vendosur nëse ngritja e kësaj statuje do të bëhet gjatë kohës sa Messi është duke luajtur ende futboll, apo pas pensionimit të tij.

32-vjeçari argjentinas u transferua në Barcelonë nga Newell’s Old Boys në vitin 2000 dhe që nga atëherë është bërë i njohur nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Në gjithsej 700 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, Messi ka arritur të kontribuojë me 624 gola të shënuara dhe 250 asiste.

Ylli argjentinas së fundi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë rivalin e madh Cristiano Ronaldo prapa në garën për më së shumti Topa të Artë, pasi që portugezi i ka pesë të tillë.

Edhe pse ka pasur spekulime në të kaluarën se Messi mund ta mbyllë karrierën e tij te ndonjë klub tjetër, ai ka sugjeruar se është i gatshëm edhe të pensionohet me Barcelonën. /Gazeta Express/