Messi me mesazh prekës për tifozët e Argjentinës - Gazeta Express
string(48) "messi-me-mesazh-prekes-per-tifozet-e-argjentines"

Futboll

Gazeta Express

05/09/2025 9:51

Messi me mesazh prekës për tifozët e Argjentinës

Futboll

Gazeta Express

05/09/2025 9:51

Lionel Messi duket se e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit para tifozëve të Argjentinës.

Ai shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Argjentinës në “Buenos Aires” ndaj Venezuelës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Pas ndeshjes, ai dërgoi një mesazh prekës drejt tifozëve.

“Ta përfundoj këtu në këtë mënyrë është ajo që gjithmonë e kam ëndërruar, ta përfundoj me njerëzit e mi. Për shumë vite e kam ndjerë dashurinë në Barcelonë, dhe ëndrra ime ishte ta kisha këtë edhe këtu në vendin tim.”

“Për shumë vite janë thënë shumë gjëra, por unë zgjedh të mbaj mend të gjitha gjërat e mira që bëmë me grupin që u përpoq, por nuk arriti të fitonte gjithçka. Më vonë kjo ndodhi për mua dhe disa të tjerë nga gjenerata e kaluar, dhe gjithçka që përjetuam ishte e bukur.”