Leo Messi me Inter Miamin avancojnë tutje në Botërorin e Klubeve, do të përballen me PSG-në - Gazeta Express
string(90) "leo-messi-me-inter-miamin-avancojne-tutje-ne-boterorin-e-klubeve-do-te-perballen-me-psg-ne"

Futboll

Gazeta Express

24/06/2025 8:30

Leo Messi me Inter Miamin avancojnë tutje në Botërorin e Klubeve, do të përballen me PSG-në

Futboll

Gazeta Express

24/06/2025 8:30

Kupa e Botës për klube vazhdoi me ndeshjen mes Inter Miamit dhe Palmeiras, e cila përfundoi baras, 2:2.

Në një ndeshje dramatike, Leo Messi me shokë avancuan dy herë, por brazilianët barazuan me dy gola të shënuar në minutat e fundit, në ndeshjen e zhvilluar në “Hard Rock Stadium” të Miamit në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ekipi nga liga MLS kaloi në epërsi në minutën e 16-të pas një kundërsulmi dhe një përfundimi brilant të Tadeo Allendes, i asistuar nga Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian më pas shënoi edhe vetë gol të bukur pas një depërtimi maestral në minutën e 65-të, shkruan “Gazeta Express”.

Mirëpo, Palmeiras nuk ui dorëzua asnjëherë dhe e ngushtoi epërsinë në minutën e 80-të përmes Paulinhos, me një gjuajtje të lehtë të tij.

Ndërkaq, Mauricio nivelizoi gjithçka shtatë minuta më vonë, respektivisht në atë të 87-të për t’ia siguruar Palmeiras vendin e parë në Grupin A.

Lionel Messi me Inter Miamin megjithatë avancuan në fazën eliminuese përmes vendit të dytë në grup.

Tash, në të tetën e finales, ekipi amerikan do të përballet me kampionin aktual të Evropës, Paris Saint-Germain këtë të diel në Atlanta, Georgia.

Për tetë herë fituesin e Topit të Artë do të bëhet fjalë për një përballje me ish-ekipin e tij, ku luajti për një periudhë pasi u largua nga Barcelona.

Parisienët janë favoritë në këtë përballje, por Messi me shokë do të mundohen ta bëjnë mrekullinë dhe të kalojnë në çerekfinale të Botërorit të Klubeve. /Gazeta Express