Inter Miami nuk ka arritur më shumë se një barazim 3:3 me Philadelphian në MLS.
Madje, ekipi nga Miami ishte duke pësuar 3:1 deri në momentet e fundit të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Por, një gol fantastik nga gjuajtja e lirë nga Messi në minutën e 87-të e ngushtoi fillimisht rezultatin.
E më pas, në minutën e pestë shtesë Inter Miami shënoi për të marrë një pikë nga kjo përballje.
Me këtë barazim, Inter Miami mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë, kurse Philadelphia është e para me 30 pikë gjithsej.