Messi me dygolësh në miqësoren me Gironan - Gazeta Express
string(41) "messi-me-dygolesh-ne-miqesoren-me-gironan"

Gazeta Express

16/09/2020 22:02

Messi me dygolësh në miqësoren me Gironan

Gazeta Express

16/09/2020 22:02

Barcelona e Koemanit është edhe Barcelona e Messit. Kampioni argjentinas hedh pas krahëve ngjarjet e bujshme ku u përfshi personalisht gjatë kësaj vere (kërkoi largimin nga Barcelona) dhe kthehet në botën “blaugrana” me dygolësh dhe një asistim të jashtëzakonshëm që më pas çoi drejt golit Coutinhos në testin kundër Gironas, të fituar nga katalanët për 3-1.

Golin e parë e shënoi me një të djathtë të mrekullueshme nga jashtë zonës, edhe të dytin nga distanca, por i ndihmuar nga devijimi i një mbrojtësi.

Lexo Edhe:

Në rreshtimin 4-2-3-1 të Koemanit, Messi e nisi takimin pas shpinës së Griezmannit, përkrah tij, Coutinho dhe Trincao. Argjentinasi dhe francezi shpesh i shkëmbyen pozicionet e tyre në fushë, duke e lënë Gironan pa pika referimi.

Ndeshja e Messit zgjati 61 minuta dhe përfundoi me një shtrëngim duarsh të bukur me Koemanin. Siç pritej, në këtë miqësore nuk ishin të grumbulluar Suarez dhe Vidal.

Sulmuesi uruguajan ndiqet nga Juventusi, ndonëse nuk përjashtohet qëndrimi i tij në Katalunjë, ndërsa kiliani është një hap larg Interit të Antonio Contes.