Messi, i tronditur nga koronavirusi: S’është e lehtë të jetosh kështu - Gazeta Express
string(66) "messi-i-tronditur-nga-koronavirusi-seshte-e-lehte-te-jetosh-keshtu"

Gazeta Express

27/05/2020 14:22

Messi, i tronditur nga koronavirusi: S’është e lehtë të jetosh kështu

Gazeta Express

27/05/2020 14:22

Lionel Messi e ka pranuar se ai kurrë nuk do të kishte mundur ta kishte paramenduar dëmin që e ka sjellë koronavirusi në botë, përderisa kapiteni i Barcelonës po bëhet gati ta rinisë kampionatin në La Liga në qershor.

Përhapja e Covid-19 në botë ka pasur ndikim të madh në jetët e përditshme të njerëzve kudo në planet, përderisa raportohet që në të gjithë globin kanë vdekur mbi 350 mijë njerëz shkaku i këtij virusi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar që nga muaji mars, përkundër që aktivitetet në futboll tashmë kanë filluar gradualisht të kthehen. Bundesliga tashmë ka rinisur, ndërsa La Liga pritet të fillojë më 8 qershor.

Përderisa gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë, Messi, e ka pasur të vështirë të mësohet me mënyrën e re të jetesës gjatë kësaj krize, ai thotë se mezi po pret të kthehet sërish në fushën e lojës.

“Nuk mendoj se dikush do të mundë ta kishte parashikuar këtë. Disa njerëz kanë paralajmëruar se mund të përballemi me ndonjë pandemi, por unë kurrë s’kam imagjinuar se diçka e tilla do të ndodhte, ose që diçka të ketë kaq ndikim të madh në të gjithë botën”, ka thënë Messi.

“Të jetosh dhe të punosh me kaq shumë pasiguri nuk është kurrë e lehtë, veçanërisht kur përballesh me situata të tilla të paprecedentë. Ne të gjithë mendonim kur do të mundë të kthehemi në punë, kur do të mundë të stërvitemi dhe të luajmë sërish. Për çdo futbollist, është vendimtare të qëndrosh i përqendruar kur të dalësh në fushë”.

Messi e komentoi edhe rinisjen e sezonit në La Liga pa praninë e tifozëve në stadiume.

“Po flitet që sezoni në ligën spanjolle do të përfundohet pa pasur tifozë të pranishëm në stadiume, që sjell plot sfida të reja”, shtoi Messi.

“Grupi përgatitet për çdo ndeshje në të njëjtën mënyrë, por individualisht çdo person duhet të përgatitur dhe ta mendojë se si do të jetë të luajë pa tifozë sepse është shumë e çuditshme. Mua m’u ishte dashur ta përjetoja këtë për një ndeshje si vendas, ishte e frikshme”.

“Por, është normale që liga dëshiron ta rinisë sezonin në këtë mënyrë, pas gjithçkaje që kemi kaluar. Duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në botë, është plotësisht e kuptueshme”.

“Kur ne të fillojmë të luajmë sërish, do të jetë sikur t’ia nisim nga fillimi. Ne do të kemi pak kohë të bëhemi gati para se të rinisë liga dhe do të na kthehen në skuadër disa lojtarë kyç që i kishim të lënduar. Teknikisht do të jetë sezoni i njëjtë, por mendoj se çdo skuadër dhe çdo lojtar do ta mendoj si sezon tjetër”.

“Edhe pse unë nuk po luaj më në nga dy ndeshje në javë, unë po tentoj të stërvitem çdo ditë dhe i bëj ushtrimet që po na i dërgojnë. Natyrisht që ka dallim të madh nga stërvitjet ekipore. Më e keqja është që s’i kemi ndeshjet e zakonshme që i bëjmë në stërvitje, por ky është normaliteti i ri me të cilin duhet të jetojmë”. /Gazeta Express/