Gerardo Martino ka folur për Lionel Messin, i cili ka mbetur qe një kohë i lënduar dhe jashtë ekipit të tij.
Ylli argjentinas e kishte lënduar nyjën e këmbës në finale të Copa America 2024 kundër Kolumbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ishte detyruar ta linte fushën dhe u pa me lot në sy.
E trajneri i Inter Miamit ka folur në konferencë për shtyp për gjendjen e tetë herë fituesit të Topit të Artë, përcjell “Gazeta Express”.
“Leo është mirë, është ende duke punuar në palestër. E ka një formë gjithnjë e më të mirë, po e respekton kohën e shërimit”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës.
Por, kur në realitet pritet të rikthehet ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit.
“Pleshti” është joaktiv qe tri javë, kështu që njëherë për njëherë nuk ka shenja se ai do të rikthehet në një të ardhme të afërt.
Lajmi i mirë është se dhimbja dhe ënjtja i janë hequr dhe ai po punon në palestër për t’u rikthyer, me gjasë në javët në vazhdim. /Gazeta Express/