Lionel Messi i është bashkuar fushatës së bamirësisë për ta luftuar koronavirusin, duke i dhuruar një milion euro për blerjen e barnave dhe për kërkime në gjetjen e shërimit të kësaj pandemi në Barcelonë dhe në atdhe Argjentinë.
Kapiteni i Barcelonës Messi i ka dhënë donacion 1 milionë euro, të cilat do të shkojnë për Hospital Clinic në Barcelonë dhe për një qendër tjetër shëndetësore në Argjentinë, transmeton Gazeta Express.
“Leo Messi ka dhënë një donacion për ta luftuar Covid-18 në CLINIC. Faleminderit shumë Leo për përkushtimin dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar Hospital Clinic në rrjetet sociale.
Ylli i Argjentinës dhe Barçës ka dashur t’i bashkohet luftës kundër kësaj sëmundjeje ngjitëse, e cila ua ka marrë jetën mbi 14.000 personave në gjithë botë.
Paratë e dhuruara nga ai do të shkojnë për blerjen e maskave, dorezave, respiratorëve dhe për kërkime në gjetjen e vaksinës kundër Covid-19.
Po ashtu, sot më herët dhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i dhuroi një milion euro për të njëjtën kauzë në Barcelonë. /Gazeta Express/
Leo Messi hace una donación para la lucha contra la #Covid19 en el #CLÍNIC. Muchas gracias Leo, por tu compromiso y tu apoyo. @idibaps #Covid19 #YoMeQuedoenCasa
— Hospital CLÍNIC (@hospitalclinic) March 24, 2020
✅https://t.co/crwjKOSBdU pic.twitter.com/P1cqEeNLgD