Messi është lojtari “më i rrezikshëm” në Evropë, është mbi Haalandin e Mbappen - Gazeta Express
string(75) "messi-eshte-lojtari-me-i-rrezikshem-ne-evrope-eshte-mbi-haalandin-e-mbappen"

Messi është lojtari “më i rrezikshëm” në Evropë, është mbi Haalandin e Mbappen

Futboll

Gazeta Express

04/10/2022 9:58

Lionel Messi më në fund e ka gjetur formën optimale, pasi e kaloi një sezon dëshpërues me Paris Saint-Germainin.

Ylli argjentinas është duke e demonstruar krejt potencialin e tij në këtë fillim edicioni.

Lexo Edhe:

Ai është dominues, me gola dhe me asistime, duke u bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit francez.

Sipas “OptaJavier”, që merret me statistika, numrat e shtatë herë fituesit të Topit të Artë janë më të mirë dhe më të vlefshëm se të lojtarëve të tjerë të mëdhenj si Haaland e Mbappe, përcjell “Gazeta Express”.

Mes klubit dhe Kombëtares, Messi i ka shënuar 10 gola dhe i ka bërë 8 asistime.

Ai tash duket më rehat në fushë dhe kjo tashmë reflektohet jo vetëm tek numrat e tij, por edhe tek paraqitjet e PSG-së.

Me ardhjen e trajnerit Galtier, në “Parkun e Princave” po praktikohet një lojë më shoqërore dhe kolektive, ku “pleshti” është pjesë thelbësore e saj, së bashku me Neymarin dhe me Mbappen.

Sipas “Opta”, Leo gjeneron gjithsej 5,25 situata të rrezikshme për lojë.

Deri tash, ai i ka arritur 63 sosh. Kjo i përfshin golat, asistimet, goditjet, pasimet dhe driblimet, që kanë ndikim të drejpërdrejt në rezultatin e ekipeve të tij respektive.

Në këtë kuptim, ai i kalon lojtarët tjerë të rëndësishëm që vijnë nga Kontinenti i Vjetër.

Edhe pse Erling Haaland është sensacioni më i madh i futbollit evropian deri tash, me 17 gola dhe me 3 asistime, kontributi i tij duke i përjashtuar golat është më pak i rëndësishëm tek Manchester City sesa i Messit në PSG.

Një aspekt që edhe vetë Pep Guardiola e ka thënë se norvegjezi duhet ta përmirësojë, pra të përfshihet më shumë në aksionet e ekipit dhe të angazhohet më shumë.

Haaland ka nevojë për nëntë “qytetarët tjerë” për të shënuar gola, shkruan “Gazeta Express”.

Në moshën 35 vjeçare, Messi vazhdon të tregojë se ka gaz në rezervuarin e tij dhe se mund të vazhdojë të mahnitë me lojën e tij.

Edhe pse ai nuk do të jetë golashënuesi më i mirë i sezonit, ndikimi i tij në lojë nuk është një befasi dhe mund të jetë aspekti më pozitiv, si për PSG-në ashtu edhe për “Albiceleste”. /Gazeta Express/