“Messi është lojtari i vetëm që mund të bëjë çfarë ka bërë Ronaldo dikur” - Gazeta Express
string(71) "messi-eshte-lojtari-i-vetem-qe-mund-te-beje-cfare-ka-bere-ronaldo-dikur"

“Messi është lojtari i vetëm që mund të bëjë çfarë ka bërë Ronaldo dikur”

Gazeta Express

02/06/2020 21:39

Lionel Messi është lojtari i vetëm në gjendje të bëjë në fushën e futbollit çfarë dikur ka bërë fenomeni Ronaldo, sipas Oscar Garcias, ish-mesfushorit të Barcelonës.

Të gjithë në Camp Nou kanë qenë me fat që i kanë parë duke luajtur dy prej talenteve më të mëdha në historinë e këtij sporti ndër vite, të dy prej Amerikës së Jugut, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ronaldo ishte yll i tillë dikur, pasi e kishte gëzuar njërin prej sezoneve më të shquara në Katalonjë, duke i shënuar 47 gola gjatë edicionit 1996/97, falë të cilit ra në sy të audiencës globale.

Ata të cilët luajtën përkrah tij ishin po aq të mahnitur me të sa vetë shikuesin në gjithë botën.

Në mesin e tyre është edhe Garcia, t’i cilit i ka lënë mbresa të paharrueshme fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002.

Ai thotë se nuk ka parë asnjë lojtar si Ronaldo derisa në sipërfaqe ka dalë Messi.

Garcia ka folur për përvojën si bashkëlojtar i Ronaldos, tri herë fituesit të çmimit “Lojtari më i Mirë në Botë”, duke nënvizuar: “Kam qenë me fat që isha shumë pranë tij për disa prej golave të tij. Ishte aq i shpejtë, lëvizte aq shpejt saqë e kisha të vështirë ta zija për t’i festuar golat me të”.

“Nga stërvitja e parë e pamë që ai ishte lojtar ndryshe dhe se do të na ndihmonte shumë. E dinim se do të bëhej lojtar i klasit botëror, dhe ishte, por çfarë më la përshtypje ishte përulësia e tij; ai i trajtonte të gjithë njëlloj dhe gjithmonë bënte shaka dhe qeshte”, shtoi ai.

Garcia shtoi: Deri erdhi Messi, nuk e kish parë asnjë lojtar që vraponte me topin si Messi. Unë mendoj se vetëm ai dhe Messi mund ta bëjnë këtë.” /Gazeta Express/