Messi, edhe kameraman në fushë - risia e pabesueshme e transmetimit të ndeshjeve të yllit argjentinas - Gazeta Express
string(98) "messi-edhe-kameraman-ne-fushe-risia-e-pabesueshme-e-transmetimit-te-ndeshjeve-te-yllit-argjentinas"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2025 15:19

Messi, edhe kameraman në fushë – risia e pabesueshme e transmetimit të ndeshjeve të yllit argjentinas

Futboll

Gazeta Express

28/07/2025 15:19

Në një risi absolute, që pritet të revolucionarizojë mënyrën se si shikohen ndeshjet e futbollit, është konfirmuar zyrtarisht.

Lionel Messi do të mbajë një kamerë të montuar në gjoks gjatë ndeshjeve të “Leagues Cup”, duke nisur nga data 2 gusht 2025.

Kjo kamerë do të transmetojë drejtpërdrejt pamje nga perspektiva personale e Messit, risi që do të publikohet në platformën TikTok, duke ofruar një përvojë unike për fansat në mbarë botën: ta shohin ndeshjen si të ishin vetë Messi në fushë.

Projekti është pjesë e një bashkëpunimi mes MLS, “Leagues Cup” dhe rrjetit social TikTok, që synon ta afrojë më shumë gjeneratën e re me futbollin përmes teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

Reagimet në mediat ndërkombëtare e cilësojnë këtë si një nga inovacionet më të mëdha në sportin modern, me ekspertë që parashikojnë se mund të ndikojë mënyrën se si transmetohen dhe analizohen ndeshjet në të ardhmen.

“Të shikosh çdo lëvizje të Messit nga sytë e tij është diçka që dikur dukej e pamundur. Tani është realitet”, shkruan ESPN. Pamjet nga kamera në gjoksin e Lionel Messit do të publikohen në kohë reale në llogarinë zyrtare të “Leagues Cup” dhe Inter Miami në TikTok.