Messi e Suarez shënojnë për ta dërguar Inter Miamin në të tetën e finales së Champions Cup - Gazeta Express
string(90) "messi-e-suarez-shenojne-per-ta-derguar-inter-miamin-ne-te-teten-e-finales-se-champions-cup"

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 10:24

Messi e Suarez shënojnë për ta dërguar Inter Miamin në të tetën e finales së Champions Cup

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 10:24

Inter Miami është kualifikuar në të tetën e finales së CONCACAF Champions Cup.

Lionel Messi shënoi në dy ndeshjet për ekipin e tij në fitoren e përgjithshme 4:1 ndaj Sporting Kansas City për ta dërguar ekipin e tij në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.

Ylli argjentinas e hapi serinë e golave në minutën e 19-të me një goditje të fuqishme pasi e mori një top të mirë nga Suarez, në fitoren e mbrëmshme me rezultat 3:1, e vlefshme për të 16-ën e finales.

Luis Suarez dhe Tadeo Allende e shtuan nga një gol për ta kompletuar kualifikimin.

Inter Miami kishte fituar në mot të acartë me rezultat 1:0 kundër Kansas City me golin e Messit në ndeshjen e parë.

Inter Miami do të përballet me Cavalier FC, kampion i Premierligës së Xhamajkës, në rundin tjetër më 6 mars.

Messi ka shënuar në dy ndeshje radhazi në këtë kompeticion dhe synon të vazhdojë me ritëm të njëjtë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement