Messi e pranon se koha për pensionim po afrohet - Gazeta Express
string(47) "messi-e-pranon-se-koha-per-pensionim-po-afrohet"

Messi e pranon se koha për pensionim po afrohet

Gazeta Express

03/12/2019 17:29

Lionel Messi e ka pranuar se koha për pensionimin e tij nga futbolli po afrohet, por shpreson se do t’i shijojë edhe shumë vjet të tjera në majat e sportit dhe thotë se Barcelona nuk duhet të brengoset për të ardhmen e tij.

Duke folur pasi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë rekorde të hënën në Paris, Messi i qetësoi tifozët dhe drejtuesit e Barcelonës, veçanërisht pasi u zbulua se argjentinasi ka një klauzolë largimi në kontratën aktuale me klubin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por nuk ka pasur asnjë tregues se 32-vjeçari mund ta aktivizojë atë klauzolë dhe të largohet nga Barcelona.

Messi, megjithatë, është i vetëdijshëm se tani është edhe më pranë fundit të karrierës, duke e pranuar se do të vijë dita kur do të detyrohet t’i varë këpucët në gozhdë.   

“E di se sa i vjetër jam. Po i shijoj këto momente shumë sepse e di se pensionimi po afrohet. Koha fluturon”, tha Messi në Paris.

“Shpresoj, dashtë Zoti, të vazhdoj të luaj për shumë  vjet të tjera. Tani jam 32 vjeç, 33 në fund të sezonit, por siç kam thënë, gjithçka varet në atë sesi ndihem fizikisht”, shtoi Messi.

“Për momentin ndihem më mirë se kurrë më parë fizikisht dhe shpresoj se do të vazhdoj kështu për kohë të gjatë”, theksoi ai. /Gazeta Express/