Messi do të pensionohet si lojtar i Barcelonës pas 4 vjetëve, thotë Bartomeu - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

06/08/2020 11:45

Messi do të pensionohet si lojtar i Barcelonës pas 4 vjetëve, thotë Bartomeu

Futboll

Gazeta Express

06/08/2020 11:45

Lionel Messi do të pensionohet si lojtar i Barcelonës pas tri apo katër vjetëve, sipas presidentit të klubit katalonas, Josep Maria Bartomeu.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë Messi ka kontratë me Barçën vetëm deri në fund të sezonit 2020/21, por Bartomeu tha muajin e kaluar se pret që argjentinasi ta vazhdojë marrëveshjen me klubin, transmeton Gazeta Express.

Për 33-vjeçarin është përfolur se mund ta kthehet në klubin e fëmijërisë, Newell’s Old Boys, para se t’i varë këpucët në gozhdë.

Megjithatë, Bartomeu është i bindur se golashënuesi më i mirë i Barçës në histori do të pensionohet te gjiganti katalonas, që mund të ndodhë pas vitit 2023.

“Nuk e them vetëm unë. Messi e ka thënë vetë se karrierën si lojtar profesionist dëshiron ta përfundojë në Barcelonë dhe ky është klubi i vetëm për të”, tha Bartomeu për beIN SPORTS.

“Nuk kam dyshim se, kur ta përfundojë karrierën ai pas tri apo katër vjetëve, do ta bëjë këtu në Barcelonë”, shtoi ai.

“Messi e ka të qartë. Ai ka qenë këtu që nga fëmijëria dhe është i vetëdijshëm që është pjesë e historisë së klubit. Ai është lojtari më i mirë në botë, jo vetëm tani, por në histori të këtij sporti. Ai është në Barcelonë dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/