Messi: Champions League? Duhet të harrojmë çfarë ndodhi vitin e kaluar - Gazeta Express
string(68) "messi-champions-league-duhet-te-harrojme-cfare-ndodhi-vitin-e-kaluar"

Gazeta Express

12/12/2019 23:50

Messi: Champions League? Duhet të harrojmë çfarë ndodhi vitin e kaluar

Gazeta Express

12/12/2019 23:50

Champions League është objektivi i Messit dhe Barcelonës

Për dy vite me radhë, Barcelona ka qenë afër, shumë afër në Ligën e Kampionëve, por në fund, fillimisht nga Roma, e më pas nga Liverpooli, është eliminua me përmbysje të paimagjinueshme.

Sido që të jetë, Lionel Messi me shokë do të tentojnë sërish ta fitojnë Kupën me veshë, që për herë të fundit e kanë rrëmbyer në vitin 2015.

Ai ka thënë se duhet të harrojnë ato rikthimi marramendëse të Romës dhe Liverpoolit nga 4-1 dhe 3-0.

“Duhet të startojmë nga fillimi, sepse është vit i ri, kampanjë e re. Duhet të mësojmë nga gabimet, por gjithashtu të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Duhet të harrojmë çfarë ka ndodh vitin e kaluar dhe atë paraprak, do të ishte gabim nëse mendojmë për ato eliminim”, u shpreh Lionel Messi. /Gazeta Express/