Messi, biznes i mirë nga PSG - Gazeta Express
string(27) "messi-biznes-i-mire-nga-psg"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 21:39

Messi, biznes i mirë nga PSG

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 21:39

Nasser al Khelaifi ka konfirmuar për MARCA që Leo ka luajtur rol fitimprurës në sezonin e tij të parë në PSG

Kur Lionel Messi telefonoi Paris Saint-Germain, në të njëjtën ditë vere kur Joan Laporta e la atë të bllokuar në takimin e famshëm në të cilin presidenti i Barcelonës theu paktin për rinovimin e kontratës së tij, ai kërkoi pak kohë nga klubi francez me zyra në sheshin Emila Zola në Boulogne.

Lexo Edhe:

Llogaritë ende nuk ishin bërë për t’i bërë vend Leos dhe pagës së tij, e cila sezonin e parë ishte 40 milionë euro neto dhe ju kërkua pak kohë për shkak së operacioni duhet studiuar.

PSG filloi aksionin dhe nënshkroi me Messi. Në llogaritë e drejtorëve, u llogarit që ardhja e Messi do të sillte të ardhura të mjaftueshme nga të drejtat e imazhit, marketingu dhe mbushja e stadiumit të cilat nuk do të ndikonin negativisht në financat e klubit.

Kjo teori u vërtetua si e drejt, sipas asaj që i tha Nasser al Khelaifi Marcës. Tani objektiva e tyre është rritur pas rinovimit me Kylian Mbappe, i cili ndan të drejtat e imazhit me klubit, është që të ardhurat të përmirësohen edhe më shumë nga të gjitha këto koncepte.

Kontrata gjithnjë e më të majme me sponsor

E vërteta është se kalimi i Leos i solli 10 kontrata me sponsor të rinj, siç thotë drejtori i këtij sektori në klub, Marc Armstrong “përveç fuqisë tërheqëse, marrëveshjet sollën më shumë para se sa pa argjentinasin”.

“Sigurisht ne kemi parë rritje në fushat ku kemi arritur këto marrëveshje që sillen nga 3-5 milionë euro në 5 dhe 8 milionë euro, kështu që impakti është i madh”, shpjegon ai.

Në të vërtetë, të ardhurat nga ky mendim janë rritur afërsisht 13 për qind dhe vinë nga brendet si: Dior, Gorillas, Crypto.com, Autohero, GOAT, Smart Good Things, Infinity Sports Water, Geekvape, PlayBetR, Volt dhe Big Cola, të cilët hynë në listën e sponsorëve të PSG-së.

Për saj i përket kriptovalutave, të cilat po vuajnë për momentin, vlera e monedhës së PSG-së u dyfishua kur u bë e njohur se ata do të nënshkruajnë me Messi, të cilit një pjesë të pagës e merr me tokenin e tifozëve.

“Ne po përmbyllnim një marrëveshje me një kriptovalutë para se të nënshkruanim me Messi dhe javët në vijim çmimi u rrit në qiell për shkak se njerëzit treguan interes për t’i marrë ato”, shtoi Armstron.

Të gjithë këta faktor të kombinuar tregojnë që klubi ka tejkaluar më shumë së 300 milionë të ardhura këtë sezon, për herë të parë në historinë e tyre.

Shitja e fanellave, një tjetër rekord

Një tjetër aspekt ku PSG ka pasur rritje të jashtëzakonshme me ardhjen e Messi është shitja e fanellave.

Klubi tashmë ka hyrë në një dimension tjetër pas ardhjes së Neymar  dhe zhvillimit të Mbappe, por Messi ii çoi gjërat në një tjetër dimension.

Numri 30 bëri që klubi ta barazonte kthimin që kishte në sezonin 2020-21 në tregtimin e fanellave të tij në vlerën e 41 milionë eurove.

Për herë të parë, më shumë së një milionë fanella u shitën, 60 për qind e të cilave me numrin 30 të La Pulgas, për t’ju bashkuar kështu Manchester Unitedit si klubi që ka shitur më së shumti fanella në botë sezonin e kaluar por duke ju falënderuar po ashtu edhe një marrëveshje me brendin Jordan.

Me ardhjen e Messi, shitorja zyrtare e klubit kaloi në Champs-Elysees ku dyfishoi hapësirën për shkak të shitjes së madhe në produktet për stilin e jetës.

“Kërkesa është rritur për 30-40 për qind dhe ajo që mund ta ngadalësojë është furnizimi. Kur ndodh një nënshkrim i këtij kalibri, Ronaldo në United për shembull, ju mund të mendoni se ai do të paguhet nga shitja e fanellave, por nuk është kjo. Nuk mund të prodhoni fanella shtesë”, shpjegon Armstron për Marca.

“Marrëveshja është e garantuar vetëm për minimume shumë të rëndësishme por ne nuk mund ta plotësojmë kërkesën për fanella të Messi. Ne kemi rritur tavanin. Askush nuk mund ta përmbush këtë kërkesë”.

“Ne po shesim shumë fanella, ndoshta më shumë se çdo skuadër tjetër në botë për një lojtar dhe kjo dërgon në një nivel tjetër. Ne kemi shumë kërkesa për produktet e stilit të jetës, të ardhurat nga brendi Jordan janë shumë të mëdha, por kërkesat u rritën edhe më shumë kur erdhi Messi”.

Ndikimi i Messi në rrjetet sociale

Arritja e Messi po ashtu ka pasur ndikim të madh në rrjetet sociale të klubit që me arritje e tij.

Me t’u konfirmuar lajmi se Messi do të largohet nga Barcelona, klubi pati 15 milionë ndjekës më shumë në të gjitha platformat sociale, duke kaluar shifrën 150 milionë për herë të parë.

“Ne arritëm të fitojmë një mesatare prej 1.4 milion euro në javë dhe ishim klubi i parë që arritëm 10 dhe 20 milionë ndjekës në TikTok apo ishim brendi kryesor francez në Instagram”, shton Armstrong.

Të ardhurat nga stadiumi u rritën

Arritja e Messi shtoi ndjeshëm të ardhurat në bileta dhe klubi ka rritur listën e pritjes prej që aty shkoi Messi, teksa rishitja legale e biletave përmes një platforme e që kontrollohet nga klubi dhe ueb-faqja e tyre ka arritur kulmin.

“Tani ne kemi shitur të gjitha biletat për çdo ndeshje, me një rekord të ardhurash për ulëse me klubet europiane, kemi tetë herë më shumë tifozë që vinë pa biletë apo VIP biletë, kështu që është e qartë që këtu është pika e kthesës”, tha Armstrong. /GazetaExpress/