Messi apo Ronaldo? – Vajzat tregojnë se me cilin do të dilnin në takim - Gazeta Express
string(67) "messi-apo-ronaldo-vajzat-tregojne-se-me-cilin-do-te-dilnin-ne-takim"

Gazeta Express

30/06/2020 9:43

Messi apo Ronaldo? – Vajzat tregojnë se me cilin do të dilnin në takim

Gazeta Express

30/06/2020 9:43

Një Youtuber doli në rrugët e Barcelonës për t’i pyetur disa vajza se a do të preferonin të dilnin në takim me Lionel Messin apo Cristiano Ronaldos, në një eksperiment që është bërë viral në rrjete sociale.

Kapiteni i Barcelonës dhe ylli i Juventusit janë shpeshherë protagonistë në debatet e zjarrta në botën e futbolli se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, këtë herë, Torres Pit e publikoi një video ku ai e zbuloi se cili nga dy lojtarët vlerësohej më shumë si partner për një takim nga disa vajza në Barcelona.

Shumica e vajzave e zgjodhën Messin, i cili është kapiten i Barcelonës,  ndërsa vetëm dy vajza e zgjodhën Ronaldon.

Date MESSI or RONALDO? Spanish girls respond.西班牙女生要美斯還是朗拿度?

null

Njëra ndër votueset ishte tifoze e Real Madridit, mirëpo ajo tha se e vlerësonte Messin për origjinalitetin e tij, ndërsa sugjeroi se Ronaldo është “i rremë, si plastik dhe e ndien nevojën të lavdërohet në rrjete sociale”.