Mësoni si do të jetë moti sot - Gazeta Express
string(29) "mesoni-si-do-te-jete-moti-sot"

Mësoni si do të jetë moti sot

Shqiperi

Gazeta Express

08/12/2022 8:02

Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Sipas MeteoAlb, më të dukshme reshjet do të jenë në zonat veriore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë momente të shkurtra me reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Lexo Edhe:

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.