Mësoni arsyet pse ju ndodh ngërçi i këmbës gjatë natës - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

06/12/2019 13:20

Mësoni arsyet pse ju ndodh ngërçi i këmbës gjatë natës

Shneta

Gazeta Express

06/12/2019 13:20

Tkurrjet e muskujve në pjesën e pulpës së këmbës shkaktojnë dhimbje të forta, sidomos nëse shfaqen gjatë natës, shkruan Agroweb, transmeton Express.

Këto tkurrje fillojnë të shpeshtohen pas moshës 40-50 vjeçare, për arsye se muskujt fillojnë ta humbin elasticitetin.

Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e saktë të këtij “fenomeni”, mirëpo shumë teori supozojnë se kjo tkurrje muskulare ndodhë për arsye të ndryshme. Disa prej tyre janë:

Stili modern i jetesës– njerëzit kanë tendencë të kalojnë shumë kohë ulur dhe pa bërë zgjatje apo aktivitete fizike, prandaj kur këmba është në një pozitë të njëjtë për një kohë të gjatë, atëherë një lëvizje e papritur dhe e ndryshuar mund të shkaktoj kontraktim.

Dehidratimi– mund të jetë një faktor tjetër, i cili shkakton ngërçe muskulare.

Faktorë të tjerë mund të jenë: shtatzënia, depresioni, artriti dhe tensioni i lartë i gjakut.

Parandalimi i këtyre ngërçeve zakonisht mund të bëhet duke i shtendosur muskujt përpara se të flini, duke qenë më aktiv fizikisht si dhe duke konsumuar ushqime të pasura me magnez siç janë: drithërat, fasulet dhe barishtet. /Express