Mësoni arsyen se pse keni erë të pakëndshme të trupit gjatë verës - Gazeta Express
string(65) "mesoni-arsyen-se-pse-keni-ere-te-pakendshme-te-trupit-gjate-veres"

Fun

Gazeta Express

05/08/2021 1:20

Mësoni arsyen se pse keni erë të pakëndshme të trupit gjatë verës

Fun

Gazeta Express

05/08/2021 1:20

Përveç djersës që gjatë verës është e pashmangshme, çfarë e shkakton erën e keqe të trupit?

Janë disa faktorë që ju bëjnë të ndiheni jo rehat edhe nëse keni hedhur anti-djersën më të mirë në botë.

Lexo Edhe:

1.Stresi

Ekzistojnë lloje të ndryshme djerse, nga të cilat, ajo me erë më të keqe është djersa nga stresi. Kjo prodhohet nga gjëndrat apokrine dhe është më pak e ujshme. Nga ana tjetër, djersa e prodhuar nga stërvitja fizike ose sepse është shumë nxehtë jashtë është e përbërë nga uji dhe vjen erë më pak të keqe.

2.Jeni “bekuar” me këmbë që vijnë erë

Rreth 10-15% e njerëzve kanë këmbë, që për shkaqe gjenetike, djersisin më shumë se njerëzit e tjerë. Ato bëhen vend ii banimit të një bakteri, që jep një erë shumë të keqe si squfur.

3.Keni pak reçipeta të preferuara

Kini kujdes që ti ndërroni reçipetat e ti lani rregullisht, pasi materiali i tyre e mban erën e djersës të mbërthyer në të.

4.Keni qejf brokolit

Brokoli, lakrat e Brukselit dhe perime të tjera të familjes krucifere, në qarkullimin e gjakut zbërthehen në përbërës me erë të keqe, më tipiku prej të cilëve është squfuri.

5.Keni pirë

Një pjesë të alkoolit që konsumoni, e nxirrni nëpërmjet djersës.

6.Mund të keni diabet

Kur diabeti nuk është kuruar, është i mundur përjetimi i ketoacidozës diabetike. Gjatë këtij proçesi mund të ndodhë ndryshimi i erës së trupit. Për këtë duhet të konsultoheni me një doktor.